20:31 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tifozët e gjuajnë me telefon, portieri i përgjigjet telefonatës

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Amerikën Latine.

Portieri i ekipit Colo Colo, Matias Dituro, u ofendua nga tifozët kundërshtarë, të cilët i hodhën një celular për ta goditur.

Ai e mori telefonin në dorë dhe nisi të përgjigjej te telefonata, teksa më pas ia kaloi shokut të ekipit.

Ngjarja ka ndodhur në derbin mes Colo Colo dhe Universidad de Chile.