20:37 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Tifozët e Interit mund të besojnë në titull, ky ekip i Contes s’di të ndalet

Skuadra e Interit ka shënuar fitoren e 10 me radhë në Serie A.

Ekipi i menaxhuar nga maestro, Antonio Conte arriti fitore 2 me 1 ndaj Sassuolos në xhiron e 28-të të Serie A, shkruan IndeksOnline

‘Nerazzurrët’ e nisën mirë ndeshjen, pasi në minutën e 10’të sulmuesi më në formë në Europë, Romelu Lukaku shënoi për 1 me 0. Me këtë rezultat, dy ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë. Për Interin e shënoi Lautaro Martinez, kurse për ekipin mysafir, Traore.

Me këtë fitore Inter tregon se është në rrugë të duhur për ta fituar titullin. Ata kryesojnë me 71 pikë, 11 më shumë se pozita e dytë, AC Milan (60)./IndeksOnline/