15:57 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Llapit “shpërthejnë” pas ndeshjes, hedhin mbeturina në fushë (Foto)

Skuadra e Llapit po vazhdon me rezultate të dobëta në stinorin pranveror, duke humbur kështu edhe luftën për titull të Vala Superligës.

Në xhiron e 22’të, Llapi u mposht 0 me 2 nga Liria e Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rezultat të pakënaqur janë tifozët e Llapit “Legjendat” të cilët pas përfundimit të ndeshje kanë hedhur mbeturina në fushë.

Llapi tani mbetet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, tetë më pak se lideri Prishtina./IndeksOnline/