17:16 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Tifozët e PAOK futen në studio televizive, e vandalizojnë moderatorin (Video)

Në Greqi huliganët e kanë ekzagjeruar sërish.

Një ditë pasi PAOK Saloniki u dënua për shkak të trazirave të shkaktuar ra nga tifozët ndaj atyre të Olympiakos, rreth 40 huliganë kanë hyrë në një studio televizive duke filluar vandalizmat e zakonshme.

Në përfundim, moderatori i lajmeve duhet të lexonte një letër proteste drejtpërdrejtë në transmetim, raporton telesport.

Aty shkruhej se dënimi për t’i hequr 3 pikë PAOK (me dy ndeshje brenda pa tifozë) është skandali më i madh sportiv në histori.

E pabesueshme është se pasi vandalizuan stacionin televiziv, huliganët janë larguar dhe asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Gjatë një deklarate për shtyp, stacioni është shprehur se kjo ishte gjëja më jodemokratike që ishte bërë ndonjëherë.

Të dielën do të përballen PAOK me Olympiacos, por këtë herë pa tifozë.

Temat: