18:58 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Tifozët e PSG-së ofendojnë Piquen dhe Shakirën, e quajnë prostitutë

Tifozët e PSG-së kanë provokuar rëndë klubin e Barcelonës para ndeshjes së kthimit.

Ultrasit e klubit francez kanë dal në qytetin e Parisit dhe kanë mbajtur një baner ku ofendohej rëndë e gruaja e mbrojtësit të Barcelonës, Gerrad Pique, Shakira, transmeton Indeksonline.

“Shakira në Jonquera”, thuhej në baner. Jonquera është një qytet i njohur për prostitucion.

Edhe para ndeshjes së parë, tifozët e Parisit kishin ofenduar klubin katalunas./Indeksonline/