21:10 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

Tifozët e PSG-së vërshëllejnë kur përmendet emri i Messit në 11-shen startuese

Lionel Messi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit si futbollit i Paris Saint-Germain.

Ekipi parisien do të përballet me Clermont në kuadër të javës së fundit në Ligue 1.

E kur u përmend emri i Messit në formacionin startues, disa tifozë filluan ta vërshëllenin.

Kujtojmë se Messi edhe zyrtarisht është konfirmuar se do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij sezoni.