15:15 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Real Madridit në panik, ylli i skuadrës operohet sot

Real Madridi ka konfirmuar se ylli i mesfushës, Isco është diagnostifikuar me një lëndim jo të lehtë.

26-vjeçari, i cili është paraqitur gjashtë herë këtë sezon, e ka shënuar golin e epërsisë në fitoren, 3-0 të Real Madridit ndaj Romës.

Dhe Isco tani do t’i nënshtrohet një operimi në Madrid të martën, ka njoftuar klubi në faqen zyrtare të klubit.

Ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së mërkurës ndaj Sevillas, por kampioni i Evropës ka refuzuar të japë detaje për kohën e rikuperimit, transmeton IndeksOnline.

Isco ka luajtur në 247 ndeshje për Real Madridin që prej se iu bashkua klubit nga Malaga, duke shënuar 43 gola, dhe roli i tij është rritur fuqishëm që prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Ai ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Champions Leaguen katër herë në pesë sezonet e fundit.

Ndërsa, për Kombëtaren spanjolle, Isco ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje./IndeksOnline/