75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Real Madridit ”tradhëtojnë” Cristiano Ronaldon

Real Madridi i ka dy gola nga sezoni i kaluar në Champions League të nominuar për çmimin, ”Puskas” për golin më të mirë të sezonit, të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Portugezi e fitoi çmimin e golit më të mirë nga UEFA së fundmi për golin e tij me gërshërë ndaj Juventusit, teksa në listë tani është sërish përkrah golit spektakular të Bales në finalen e CL ndaj Liverpoolit.

Goli i Bales e fitoi sondazhin e lexuesve të MARCA-s duke marrë 40% të votave dhe tani kjo çështje do të marrë fund në ceremoninë e FIFA-s.

Golat tjerë të nominuar janë ai i Leo Messit për Kombëtaren argjentinase në sfidën ndaj Nigerisë dhe goli i Cheryshev kundër Kroacisë.

Të nominuarit tjerë janë edhe Christodoulopoulos (AEK-Olympiakos), Salah (Liverpool-Everton), De Arrascaeta (Cruzeiro-América), Quaresma (Irán-Portugali), Pavard (France-Argjentina) y Riley McGree (Newcastle Jets-Melbourne City)./IndeksOnline/