11:00 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Tifozët e Realit vërshëllyen Marcelon, njeriun që dha gjithçka për klubin

Real Madrid dje arriti fitore të mundimshme ndaj Sevillas me rezultat të ngushtë 2:1.

Dy golat e Casemiros ishin vendimtarë për vendasit që tani shkojnë në +3 ndaj Barcelonës, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, një rast tjetër ndodhi e që mori vëmendjen në atë ndeshje.

Në minutën e 71-të, ai u zëvendësua nga Mendy, ndërsa ajo çfarë mori nga tifozët madrilen ishte turpëruese.

Ata filluan ta vërshëllenin brazilianin deri sa filloi të qante.

Një futbollist që dha gjithçka për klubin është e tmerrshme të trajtohet në këtë formë./Indeksonline/