09:02 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Lazios shkaktojnë rrëmujë në Sevilla

Ndeshja Sevilla-Lazio, e vlefshme për 1/16-tat e kthimit në Europa League ka vulosur eliminimin e ekipit bardhekaltër, por përpara startit është shoqëruar nga jo pak trazira. Në qytetin e Sevijes, në fakt, tifozët lacialë ishin bashkuar me ato të Espanjolit, “Ultras Sur”, për t’u konfrontuar me vendasit.

Policia ka ndërhyrë dhe nuk ka lënë që gjendja të agravohet, teksa ultrasit lacialë ishin të shumtë dhe kanë krijuar jo pak rrëmujë.