75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 05 Maj 2026 / G T

Tifozët kritikojnë Mbappen, vjen reagimi zyrtar nga kampi i futbollistit francez

Nga kampi i Kylian Mbappes kanë reaguar zyrtarisht pas diskutimeve të fundit rreth gjendjes së tij fizike dhe procesit të rikuperimit.

Në deklaratë theksohet se disa nga kritikat publike janë bazuar në keqinterpretime të situatës reale, duke sqaruar se lojtari është nën një program strikt rikuperimi të menaxhuar nga klubi, shkruan Indeksonline

Sipas tyre, pretendimet e qarkulluara nuk përfaqësojnë realitetin e angazhimit të lojtarit në përditshmëri.

“Pjesë e kritikave bazohen në një keqinterpretim të elementeve që lidhen me një periudhë rikuperimi, e cila është e mbikëqyrur në mënyrë strikte nga klubi. Kjo nuk përkon me realitetin e përkushtimit dhe punës që Kylian bën çdo ditë për të mirën e ekipit.”

Mbappe vazhdon fazën e rikuperimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe teknik, ndërsa pritet të vlerësohet gjendja e tij në ditët në vijim./Indeksonline/