16:16 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tifozët kroat, shkaktarë të rrahjes masive në derbin e Serbisë (Video)

Në rrahjen brutale të tifozëve të Partizanit në ditën e 156 vjetorit, morën pjesë edhe tifozë nga Kroacia.

Një tifozë, Ante Firic, hyri në Serbi të martën më 12 dhjetor dhe ishte pjesë e trazirave në derbin e mbrëmshëm, Partizani – Crvena Zvezda.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, tifozi kroat është plagosur rëndë dhe aktualisht gjendet në spital.

Në një video, ju mund ta dëgjoni policin teksa e pyet tifozin se nga je? duke marrë përgjigjen se ai është nga Spliti.

26 persona u arrestuan për shkak të trazirave, mes tyre kroatë, bullgarë, rusë dhe grekë./IndeksOnline/