21:04 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozët “Kuq e Zi” bëhen qull, shkak bëhet defekti në sistemin e vaditjes

Pak minuta para se të nisë ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Francë në stadiumin e ri “Air Albania”, shumë tifozë janë detyruar të vrapojnë larg shkallëve të stadiumit për shkak të një problemi me sistemin e vaditjes.

Vaditësit që duhet të lagnin fushën janë kthyer gabimisht drejt shkallëve të stadiumit, duke bërë qullë tifozët që qëndronin aty.

Për më tepër shikoni pamjet.