09:08 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët madrilen brohoritën emrin e CR7 mbrëmë në Bernabeu

Real Madridi mbrëmë barazoi pa gola përballë Atletico në ”Santiago Bernabeu”.

Me trajnerin e ri, Julen Lopetegui, ”Los Blancos” i kanë humbur ndeshjet e mëdha të këtij sezoni.

Real Madridi ka humbur nga Atletico Madridi në Superkupën e Evropës si dhe mbrëmë barazoi me të njejtën skuadër në La Liga.

Mungesa e Zinedine Zidane është duke u vërejtur qartë, madje edhe e Cristiano Ronaldos, transmeton IndeksOnline.

Përveç futbollistëve madrilen, mungesën e Ronaldos janë duke e vërejtur edhe tifozët e Realit.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Atleticos, tifozët brohoritën emrin e portugezit në tribuna.

Përndryshe, Ronaldo u largua këtë verë nga Real Madridi për t’u transferuar në Juventus për shifrën e 100 milionë eurove./IndeksOnline/