23:34 / E Martë, 17 Tetor 2023 / C E

Tifozët malazezë përplasen me policinë serbe, pas veprimit të një tifozi serb

Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua sonte në Beograd, pati tensione mes tifozëve.

Sipas raportimeve, tensionimi i situatës erdhi pasi një tifoz serb ua vodhi transparentin tifozëve malazezë.

Mediumi serb “telegraf.rs” shkroi se një tifoz, që ishte i veshur si roje sigurie, ua vodhi transparentin tifozëve mysafirë.

Kjo nxiti pastaj malazezët që të mësynë drejt tifozëve serbë për përballje fizike.

Megjithatë, tifozët që kishin udhëtuar nga Mali i Zi hasën në rezistencë të policisë, me të cilët pastaj patën përplasje.

Siç dihet, në botën e tifozëve konsiderohet e papranueshme marrja e transparentit. Sipas rregullave të “ultrasve”, nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë ai tifo-grup konsiderohet i shuar.