23:41 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / C E

Tifozët serb dëbohen nga Moldavia, shpalosën hartën e Kosovës me flamurin serb

Të enjten, Partizani i Beogradit është mysafir i Sheriff Tiraspol në ndeshjen e fazës së 1/16 të Conference League.

Shumë tifoz kanë udhëtuar drejtë Moladivisë për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës dhe si gjithmonë edhe kësaj radhe kanë provuar të bëjnë politikë me futbollin.

12 tifozë serb janë përzënë nga Moldavia pas që kanë shpalosur një flamur të Serbisë me hartën e Kosovës.

Federata Moldave e Futbollit i ka drejtuar një letër urgjente klubit duke i thënë se ata nuk mund të qëndrojnë në atë shtet.

Gjithashtu në fund është përmendur se për gjithë situatën do të njoftohet edhe UEFA. /IndeksOnline/