15:37 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët tallen keq me Donald Trump pas komenteve të tij për futbollin

Donald Trump është tallur nga tifozët e futbollit pasi ai tha se ”futbolli duhet të jetë jetë njëri prej sporteve që duhet rritur më së shpejti në botë”.

Presidenti i SHBA-ve i bëri këto komente pasi ai u ”ndëshkua” me karton të kuq nga shefi i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Infantino kishte në duar një karton të kuq dhe një të verdhë, të cilët ia kaloi Trumpit, transmeton IndeksOnline.

Por, ishin komentet e Trump, të cilat krijuan debat në rrjetet sociale.

Ai tha: ”Djali im, Barron, e pëlqen futbollin dhe futbolli duhet të jetë njëri prej sporteve që duhet të rritur më së shpejti në botë”.

”Dhe puna që ke bërë ti është me të vërtetë fantastike, Gianni”.

Një përdorues i rrjeteve sociale shkroi: ”Donald Trump tha se futbolli duhet të rritet më së shpejti në botë. Po, unë shpresoj se do të arrijë në Evropë, Donald!”.

Një tjetër shkroi: ”Futbolli është njëri prej sporteve që duhet rritur më së shpejti në botë. Ndoshta në SHBA Donnie, në pjesën tjetër të botë është sporti më i madh dhe ka qenë gjithë”.

Në një koment tjetër lexohet: ”Trump është një idiot, Nuk është sporti që duhet rritur më së shpejti në botë. Futbolli është larg sporti më i zhvilluar dhe më i popullarizuar”./IndeksOnline/