14:08 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Tifozët të nevrikosur, ia djegin veturën presidentit të klubit (Foto)

Tifozët e futbollit të klubit argjentinas, Almirante Broën  janë zemëruar tej mase me rezultatet e dobëta.

Në shenj revolte, ata kanë sulmuar shtëpinë e presidentit dhe ia kanë djegur veturën, transmeton IndeksOnline.

Mbështetësit sulmuan shtëpinë dhe dogjën një makinë të presidentit Antonio Argento.

“Për shkak të kësaj situate të keqe, ne jemi mësuar me kërcënime në mediat sociale dhe duan dorëheqjen tonë. Por kjo dhunë është e papranueshme”, ka thënë Argento.

Në tri ndeshjet e fundit, Almirante ka humbur tri herë: Deportivo Espanol 4-2 Almirante, Platense 2-1 Almirante dhe Almirante 1-2 San Miguel./IndeksOnline/