08:46 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / A. A

Tifozi anglez i bindur që Anglia do ta fitojë Euro 2020, e bën tatuazh trofeun

Anglia ka arritur deri në finale të Euro 2020, ndërsa nesër ballafaqohet me Italinë në Wembley. 

Tifozët e ‘Tre luanëve’ kanë besim që futbolli ‘do të kthehet në shtëpi’.

Lewis Holden, 26 vjeç, e ka bërë tatuazh trofeun e Kampionatit Evropian në këmbë, ende pa përfunduar ndeshja. 

Ai beson se kjo nuk ia ulë gjasat Anglisë për të triumfuar dhe se e kishte menduar kohë më parë ta bënte këtë veprim. 

/Indeksonline/