14:30 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozi çek mbledh autografe nga yjet e Kosovës: I ndjek të gjithë

Derisa dikur, ne, shqiptarët e Kosovës vraponim për të marrë autografe nga lojtarë të huaj evropian, tashti po ndodh e kundërta.

Tifozët nga shtetet e Evropës po vrapojnë pas futbollistëve të Kosovës për të pasur një kujtim nga ta, shkruan Indeksonline.

Një tifoz çek po qëndron para hotelit të Kombëtares së Kosovës, ku po mbledh nënshkrime nga yjet “Dardanë”.

I njoh pothuajse te gjithë, Rashica, Celina, Shala. Pothuajse të gjithë. Këtë e bëjë edhe për kombëtaret tjera”, ka thënë tifozi.

Ai mbante në dorë një album me fotografi të futbollistëve të Kosovës dhe nënshkrimet e tyre. /IndeksOnline/