22:12 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbët Granit Xhakës

Ka përfunduar përballja bamirëse në mes të skuadrës së Granit Xhakës dhe asaj të Milot Rashicës, e quajtur ndryshe edhe si ‘Loja e Yjeve

Kjo ndeshje ka dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide, hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbët.