12:01 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tifozi i Liverpoolit ia bën Manchesterit si “Ballisti” Serbisë

Tifozët e Liverpoolit janë treguar kreativ përpara syve të skuadrës së Manchester United.

Dikush ka marrë me qera një aeroplan të vogël dhe ka fluturuar mbi kampin e trajnimit ku po qëndron skuadra e United në Australi.

Aeroplani mbante me vete një mbishkrim “Liverpooli 6X Kampion i Evropës”, shkruan Indeksonline.

Duket se tifozi i Liverpoolit ka shpenzuar një sasi të konsiderueshme të parave për të fyer skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer para sezoni i ri.

Sipas agjencisë lokale, Air Ads, një fluturim dy-orësh me një mesazh reklamimi kushton 1,150 dollarë. /IndeksOnline/