20:07 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tifozi i Liverpoolit tallet me Courtois, por belgu ia bën ”8 me 2”

Real Madridi është fituesi i tretë radhazi i Kupës së Botës për klube, gjë të cilën s’e ka bërë askush deri më tani.

Këtë muaj, kampioni i Evropës ishte në Abu Dhabi për ta zhvilluar gjysmëfinalen dhe finalen e këtij kompeticioni, ku regjistruan fitore të lehta.

Fillimisht, në gjysmë finale, madrilenët mposhtën Kashima Antlers dhe më pas në finale Al Ain për ta marrë me vete trofeun në kryeqytetin spanjoll, transmeton IndeksOnline.

Së fundmi, portieri i Realit, Thibaut Courtois postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihet në një xhami, në Abu Dhabi, e cila duket se i pëlqeu tejmase.

View this post on Instagram

One of the most beautiful places I visited! ?

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois) on

Në përshkrimin e kësaj foto, ai shkroi: ”Njëra prej vendeve më të bukura që kam vizituar”.

Më pas, një tifoz i Liverpoolit vendosi të tallej paksa me portierin belg, duke e ”thumbuar” për dështimin për të mbajtur porta të paprekura.

Por, belgu ia ktheu kështu: ”Ende pa titull të Premier Leagues”, duke iu referuar faktit se tifozët e Liverpoolit nuk e kanë shijuar titullin që 29 vite./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people standing and text