14:31 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozi i Man Unitedit hapë ”fondacion” për grumbullimin e 12 milionë funteve për shkarkimin e Mourinhos

Është raportuar më herët këtë javë se Manchester Unitedi do të detyrohet t’i paguajë Jose Mourinhos 12 milionë funte nëse ata vendosin ta shkarkojnë atë këtë sezon.

Sipas mediave britanike, ish-trajneri i Chelseat është favorit të bëhet trajneri i parë që do të shkarkohet këtë sezon në Premier League para Claude Puel të Leicesterit dhe Neil Warnock të Cardiffit.

Shumë tifozë kanë filluar të dyshojnë te e ardhmja e portugezit, duke kërkuar largimin e tij, por një tifoz ka bërë diçka të papritur, transmeton IndeksOnline.

Tifozi i Man Unitedit ka krijuar një llogari të GoFundMe për të grumbulluar 12 milionë funtet e nevojshme për shkarkimin e 55-vjeçarit.

Manchester Unitedi nuk u përforcua aty ku kishte nevojë këtë verë, konkretisht duke mos blerë mbrojtës të qendrës.

Por, klubi nga Mançesteri ka transferuar vetëm Fred, Diogo Dalot dhe portierin, Lee Grant./IndeksOnline/