20:40 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Tifozi kosovar e ‘shkrinë’ së qeshuri Alaban: Më mirë eja me mua në ‘baushtellë’ sesa të shkosh në Real Madrid

Një tifoz kosovar i cili jeton në Gjermani, ka pasur një moment interesant me futbollistët e Bayern Munchen.

Në videon e dërguar në IndeksOnline, me të dal nga hoteli, tifozi dëgjohet duke komunikuar nga larg me yllin austriak, David Alaba të cilin e ‘shkrinë’ së qeshuri pasi ia thotë disa fjalë:

“Nëse shkon me luajt në Real Madrid me Viniciusin, më mirë eja me mua të punosh në ‘baushtellë’”, i ka thënë tifozi kosovar lojtarit Alaba 

Kujtojmë që Alaba gjatë muajit qershor do të largohet nga Bayern Munchen dhe duket se Real Madridi është klubi favorit për të firmosur me lojtarin në fjalë./IndeksOnline/