22:37 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tifozja e ndeshjes në “Fadil Vokrri”

Përballja mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Në mesin e shumë tifozëve fotoreporti i IndeksOnline ka kapur edhe një plakë të moshuar, e cila ndonëse në moshë të shtyer kishte shkuar në stadium për të parë ndeshjen.

Kjo ndeshje prodhoi mjaft gola, plot 8 sosh, për rezultatin final 4:4.

Ndeshja kishte karakter humanitar dhe të gjitha të hollat e grumbulluara nga shitja e biletave në këtë ndeshje, do t’u dhurohen fëmijëve me nevoja të veçanta. /IndeksOnline/