10:10 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / FG

TikTok fshin më shumë se 7 milionë llogari të dyshimta

TikTok-u ka vendosur të fshijë 7.3 milionë llogari të dyshuara si përdorues nën moshë në çerekun e parë të vitit.

Kjo është hera e parë që kompania publikon shifra të tilla në një raportim për Rregullat e Komunitetit Online.

Platforma tha se këto llogari përbënin më pak se 1% të përdoruesve globalë. Fëmijët ga mosha 13 vjeç dhe më tej lejohen të përdorin platformën e famshme mes adoleshentëve.

Në raportim thuhej se u hoqën thuajse 62 mijë video për cenim të rregullave të aplikacionit, nga të cilat 82% u hoqën përpara se të shiheshin nga përdoruesit, 91% përpara se të merrnin ndonjë raportim dhe 93% brenda 24 orësh nga momenti i postimit.

Më shumë se 1 milion e 900 mijë video u refuzuan për postim dhe në total u hoqën mbi 11 milionë llogari për cenim të komunitetit.

TikTok theksoi se ka prezantuar disa masa për të mbrojturadoleshentët e platformës së tyre, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të mesazheve private dhe live-streaming, që janë të disponueshme për përdoruesit nga 16 vjeç.