19:54 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

TikTok ndalon së punuari në Rusi

Rrjeti social TikTok ka njoftuar se po pezullon përkohësisht disa shërbime në Rusi.

TikTok thotë se po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e tij video në Rusi, ndërkohë që shqyrton implikimin e sigurisë të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që autoritetet mendojnë se kanë përhapur lajme “të rreme” në forcat e armatosura.

Sipas tyre, gjithçka ka të bëjë me sigurinë e punonjësve dhe përdoruesve, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që një numër i madh i kompanive kanë ndaluar së punuar në Rusi, shkaku i agresionit të tyre në Ukrainë./Indeksonline/