13:00 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tim Berners-Lee nis planin e mbështetur nga Google dhe Facebooku për të rregulluar uebin

Kontrata për Uebin përfshin nëntë parime për një Internet më të mirë.

Tim Berners-Lee, shpikës i rrjetit botëror, ka filluar zyrtarisht kontratën për Uebin, një grup parimesh të disenjuara për të “rregulluar” Internetin, raporton “The Guardian”, transmeton Indeksonline.

Kontrata rendit nëntë parime thelbësore për qeveritë, kompanitë dhe individët që duhet t’i përmbahen, përfshirë përgjegjësitë për të siguruar një qasje të përballueshme, të besueshme në Internet dhe për të respektuar ligjërimin civil dhe dinjitetin njerëzor.

Në nisje, iniciativa ka marrë mbështetjen e mbi 150 organizatave, përfshirë kompani të teknologjisë si Microsoft, Google, DuckDuckGo, dhe Facebook, dhe grupe jofitimprurëse si Fondacioni Elektronik Frontier. Mungojnë dukshëm Amazon dhe Tëitter.

Nisja e kontratës vjen pasi kompanitë e teknologjisë si Facebook dhe Google janë përballur me presion në rritje rreth sasisë së të dhënave të përdoruesve që ata mbledhin, si dhe mënyrave me të cilat i mbledhin ato. Kontrata për Ueb përfshin parime të krijuara për të parandaluar këtë, duke përfshirë një kërkesë për kompanitë që të respektojnë privatësinë e njerëzve dhe të dhënat personale. Nëse kompanitë nuk tregojnë se janë duke punuar për të mbështetur këto qëllime, ata rrezikojnë të hiqen nga lista e mbështetësve të projektit.

“Nuk është se ne kemi nevojë për një plan 10-vjeçar për web, ne duhet ta kthejmë rrjetin tani”, tha Berners-Lee.

Qeveritë të Gjermanisë, Francës dhe Ganës gjithashtu kanë nënshkruar parimet themeluese të kontratës./Indeksonline/