20:43 / E Enjte, 20 Shtator 2018

Time Kadriaj tregon se çfarë e kishte pyetur Elez Blakaj një ish-komandant të UÇK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka zbuluar detaje rreth aktakuzës së veteranëve të rrejshëm, në listën e të cilëve u gjet edhe emri i saj. Kadrijaj ka thënë se ka mbetur e habitur kur ka parë emrin e saj në këtë listë.Ajo i ka lënë fajin Prokurorisë, e cila sipas saj është dashur të hetoj mirë faktet para se ta ngre aktakuzën.

Kadrijaj  se nuk beson që emri i saj është ‘aksidentalisht’ në këtë listë, pasi se siç ka thënë ajo, për pjesëmarrjen e saj në luftën e UÇK-së, prokurori Blakaj kishte informata, madje të detajuara.Kjo për faktin se Blakaj për këtë gjë e kishte intervistuar specifikisht ish komandantin e UÇK-së, tash ministër i FSK-së, Rrustem Berishën.

“Unë spo muj me kuptu si ka ndodh, por më sa kam dëgjuar komandanti i brigadës “138 Agim Ramadani” tash ministër i FSK, Rrustem Berisha, pikërisht është marrë në pyetje për tre mjeket që kanë kontribuar në vijat e para të frontit, dhe që s’ju kanë nda luftës prej ditëve të para deri në fund, e që kanë qenë bashkë me mu……Prokurorisë i është besu një punë për çka është dashtë me korrektësi me kry, dhe është dasht me marr me seriozitet“, thotë ajo tutje për Blic.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë: