10:31 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tirana plot dashuri, në prag të Shën Valentinit mbushet me zemra

Në prag të Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, Tirana është ‘veshur’ në të kuqe.

Bashkia e Tiranës, sot ka marrë një tjetër pamje, ajo është mbushur me zemra, përcjellë Indeksonline.

Është kryebashkiaku, Erion Veliaj ai që ka postuar në llogarinë e tij Facebook disa fotografi ku shihet objekti i Bashkisë dhe dekorimi me zemra dhe qytetarët duke shijuar këtë pamje, ndërsa ka shkruar:

Mirëmëngjes Tirana! Një javë të mbarë plot dashuri ❤ e kujdes për njëri-tjetrin!