18:30 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tiranë, lëndohet rëndë një grua pas tërmetit

Dy tërmete të fuqishme goditën sot Shqipërinë. Epiqendra e tyre ishte në Durrës, kurse magnituda ishte 5.8 ballë dhe 5.6 ballë.

Tërmeti ka goditur edhe Kosovën, megjithatë ende nuk ka informacione për dëme që mund t’i ketë shkaktuar.

Në Shqipëri ka pasur mjaft dëme, ku edhe shumë prej qytetarëve kanë dalë jashtë. Përvëç dëmeve materiale, në Tiranë, një grua është lënduar, shkruan Indeksonline.

Asaj i ka rënë në kokë një pllakë prapa muzeut dhe sipas informacioneve nga Shqipëria, besohet se është në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca./Indeksonline/