00:02 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / C E

Tite merr lajme të mira nga infermieria, ndaj Koresë së Jugut rikthehet ylli i ekipit

Brazili do të zbresë në fushë nesër për ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Botërorit Katar 2022, me të besuarit e Tites që do të kërkojnë fitoren për të kaluar në çerekfinale.

Një lajm i mirë për trajnerin brazilian vjen nga infermieria, pas sulmuesi kryesor i “Selecao”-s, Neymar ka lënë pas dëmtimin dhe do të luajë nga minuta e parë ndaj skuadrës aziatike.

Lajmin e ka dhënë vetë Tite, që në konferencën për shtyp para ndeshjes tha se numri 10 është plotësisht i rikuperuar dhe do të luajë titullar.

“Neymar ka lënë pas dëmtimin dhe është mirë. Ndaj Koresë së Jugut do të luajë ai dhe 10 futbollistë të tjerë”, tha Tite, duke shuar dyshimet mbi formën e sulmuesit.