22:04 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Titulli kampion do të jetë sfidë mes Hamilton dhe Bottas”

Sfida e titullit kampion në Formula 1 për vitin 2018 do të jetë një betejë brenda familjes Mercedes, mes Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Kështu mendon Toto Wolff, shefi i makinës gjermane, që mendon se finlandezi ka një përmriësim të ndjeshëm dhe do të jetë konkurrenti kryesor i britanikut, 4 herë kampion bote.

Nëse në një skuadër janë dy pilotë që duelojnë për titullin kampion, atëherë edhe ne si drejtues duhet të pranojmë këtë rivalitet. Dhe unë mendoj se kjo gjë vlen për Mercedes, pasi Bottas e Hamilton janë dy rivalë që mund të duelojnë për titullin vitin tjetërt. Ne do t’u japim pilotëve të njëjtën mbështetje, pa bërë asnjë dallim”, tha Wolff.

Shefi i Mercedes mendon se mund të përsëritet skenari i vitit 2016, kur për titull duelonin Hamilton dhe Nico Rosberg, me këtë të fundit që fitoi për herë të parë titullin kampion në karrierë në Formula 1, në një sfidë dramatike me britanikun.

Nuk po ndërtojmë një familje, duam të jemi skuadra më fituese e historisë së këtij sporti. Për ne stresi dhe tensionet janë gjëra normale, e rëndësishme është të administrosh situatat me qetësi dhe me shpirt sportiv pozitiv. Kjo është receta për të qenë i suksessshëm, por duke respektuar njëri-tjetrin, si në pistë ashtu edhe jashtë saj”, tha më tej Toto Wolff, që ka fituar përvojë menaxhimi nga dueli Rosberg-Hamilton.