75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tjetër basketbollist largohet nga Sigal Prishtina, po shkon në Japoni? (Foto)

Një tjetër basketbollist thuhet se është afër largimit nga Sigal Prishtina.

Pas Dardan Berishës, i cili është afër zyrtarizimit te skuadra nga Republika e Çekisë, Cez Nymburg, tani e ka radhën Drilon Hajrizi.

Sipas disa raporteve, Hajrizi ka arritur marrëveshje me një skuadër nga Japonia dhe pritet vetëm zyrtarizimi i largimit.

Hajrizi u transferua në Prishtinë nga rivali Peja, kurse së fundi po përballet me një dënim nga Federata e Basketbollit në Kosovë./IndeksOnline/