11:27 / E Premte, 14 Gusht 2020

Tjetër futbollist kosovar po transferohet në Turqi, tri skuadra të interesuara për Atdhe Nuhiun

Turqia është bërë një destinacion i preferuar për futbollistët kosovar.

Pas transferimit të Jetmir Topallit në Superligën e Turqisë, edhe një tjetër kosovar pritet ta ndjek udhën e tij, transmeton Indeksonline.

Gazetar i njohur, Arlind Sadiku ka mësuar se Nuhiu pritet që shumë shpejtë të transferohet në Turqi.

Në drejtim të sulmuesit kosovar janë tri oferta zyrtare nga skuadra e Kasimpasa, Ankaragucu dhe Erzurumspor.

Nuhiu është futbollist i lirë, pasi është larguar nga skuadra e Sheffield Ëednesday pas 7 sezoneve./Indeksonline/