14:00 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Tjetër medalje për Kosovës, Loriana Kuka në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka vazhduar në fazën e gjysmëfinales së Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka mposhti në çerekfinale xhudisten nga Turqia, Nurcan Yilmaz, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë, përcjell KosovaPress.

Në gjysmëfinale, Kuka do të përballet me xhudisten kroate, Petrunjela Pavic.