17:49 / E Premte, 19 Gusht 2022 / MSH

Tmerr ne qiell, pilotët ia fusin gjumit pak para se të uleshin në aeroport

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët gjatë fluturimit me një avion të Ethiopian Airlines, i cili ishte nisur nga Khartoum për në Addis Abeba.

Sipas raportimeve pak para uljes në pistën e aeroportit pilotët i kishte zënë gjumi.

Më 15 gusht, avioni Boeing 737-800 i Ethiopian Airlines ishte në lartësinë 37,000 metra kur duhej të fillonte zbritjen në aeroportin e Addis Ababa.

Kontrolluesi i trafikut ajror u përpoq disa herë të kontaktonte ekuipazhin, por pa sukses. Kur autopiloti u çaktivizua, alarmi ra dhe fatmirësisht pilotët u zgjuan, të cilët reaguan menjëherë dhe përfundimisht e ulën avionin rreth 25 minuta më vonë.

Në këtë rast, duket se sistemi i menaxhimit të fluturimit është konfiguruar për një afrim pa zbritje në aeroport. Avioni qëndroi në tokë për rreth 2 orë e gjysmë përpara se të nisej për fluturimin e tij të radhës.