09:10 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Tmerrohen rusët nga shpërthimi i meteorit

Një ‘meteor i madh’ shpërtheu mbi Siberinë duke shkaktuar panik tek ata që e panë e të cilët menduan se kishin parë një avion i cili është kapluar nga zjarri në ajër, transmeton Indeksonline.

Shkatërrimi i shkëmbinjve hapësinor i dukshëm nga Krasnoyarsk në dritën e diellit u përshkrua si  “i ndritshëm dhe i zhurmshëm me një bisht të gjelbër dhe të verdhë të gjatë”.

Kjo ishte ngjarja e tretë e madhe e meteorit regjistruar në Siberi në katër muaj – dhe u pasua rreth gjashtë orë më vonë nga një tjetër meteor shpërthyes në perëndim në Samara.

Në Krasnoyarsk, një grua e frikësuar tha: “Kam panikuar, dukej si një avion në zjarr”

Ndërsa, një burrë tha se “Ishte tepër mahnitëse, me të vërtetë e bukur. Unë nuk mendoj se kam parë kurrë ndonjë gjë aq të bukur sa kjo.”

Ministria lokale e emergjencave konfirmoi se një meteor ishte regjistruar, por tha se nuk kishte kërcënim për njerëzit dhe infrastrukturën.

Më parë, më 18 dhjetor, një meteor shpërtheu afër gadishullit të Kamchatka të Rusisë në veri të Japonisë me një forcë dhjetë herë më të fuqishme se bomba atomike Hiroshima, sipas NASA. /Indeksonline/

Various videos captured the fascinating sight from all angles as hundreds watched the terrifying flash