22:52 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Tmerrohet Rudina Magjistari,i servohet sanduiç i mykur (Foto)

Qytetarët çdo ditë e më shumë janë të shqetësuar për produktet të cilat i konsumojnë, sidomos pas skandalit me mishin e prishur. Edhe në shtetin fqinjë, Shqipërinë duket se po ballafaqohen me problemet e njëjta, shkruan Indeksonline.

Është prezantuesja e njohur shqiptare Rudina Magjistari ajo që është shprehur të jetë e shqetësuar dhe në të njëjtën kohë e tmerruar nga ajo çfarë i ndodhi sot në qendër të Tiranës.


Prezantuesja përmes një fotografie ka treguar se si sot në një lokal i kanë servuar sanduiç të mykur.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ja çfare me ndodhi sot rreth ores 15.00 ne nje nga kafenete zinxhir te famshme te Tiranes e qe edhe ne paketim pretendon per ushqim te fresket! S’po e bej publik emrin e kompanise, sepse ata e dine cilet jane. Por nuk mund te mos i ndaja me ju keto pamje, sepse edhe tani qe e kujtoj me vone revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse ne kete grade qe ishte myku ne sanduiç sot, me ben te dyshoj qe nuk eshte çeshtje rastesie dhe thjesht me nje ndjese formale, une dyshoj se vertet i vret ndergjegja. Uroj qe ky postim ti ndergjegjesoje me mire.