10:52 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Todibo rrezikon pezullimin, ofendoi rëndë Haaland

Derbi i Ruhrit riktheu emocionet e futbollit gjerman këtë fundjavë duke i dhënë një sinjal të gjitha shteteve europiane se është koha për të nisur edhe pse duke zbatuar një protokoll të rreptë masash sigurie.

As mungesa e fansave në Signal Iduna Park nuk ja prishi bukurinë supersfidës mes dy rivalëve të urryer Dortmundit dhe Schalkes me verdhezinjtë që fituan thellë 4-0.

Erling Haaland talenti i verdhezinjëve rinisi gjithçka aty ku e kishte lënë duke gjetur rrugën e rrjetës edhe në këtë sfidë dhe duke shënuar golin e 10-të me fanellën e Dortmundit në këtë sezon, një shifër e jashtëzakonshme kjo duke patur parasysh që 19-vjeçari është bërë pjesë e skuadrës së Lucien Favre vetëm në janar. G

jithsesi Haaland përveç momenteve të bukura pati edhe një episod të pakëndshëm në derbin e Ruhrit.

Mungesa e tifozëve ndikon që të dëgjohen bisedat mes lojtarëve të një skuadre, ulërimat e trajnerëve dhe ofendimet me rivalët.

Jean-Clair Todibo, i cili la Barcelonën në verë për t’u transferuar te Schalke 04 në formë huazimi, e ka tepruar në duelin e të shtunës. Mbrojtësi francez nuk është kursyer ndaj Erling Haaland, i cili zhbllokoi ndeshjen. 20-vjeçari e ka ofenduar keq goleadorin norvegjez, teksa regjia gjermane zbulon fjalët e thëna. “Ik bëje gjyshen tënde“, i ka ulëritur Todibo kundërshtarit gjatë një goditje këndi.

Mbrojtësi francez, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së sotme duke u detyruar të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes, tani rrezikon seriozisht të dënohet me disa ndeshje pezullim nga komisioni i Disiplinës i Bundesligës në bazë të pamjeve televizive.