14:07 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Toksigologu flet për helmin që e piu gjenerali kroat: Vetëm një lloj helmi vepron ashtu

Gjenerali kroat Slobodan Praljak i befasoi të gjithë të pranishmit, duke pirë helm që i shkaktoi vdekjen, shumë pak kohë pasi iu shqiptua dënimi me 20 vjet burgim për rime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagës.

Nëse përmbajtja e cianidit është e lartë, vdekja shkaktohet shumë shpejt, njeriu e humb vetëdijen dhe zemra ndalet së rrahuri.

Kështu thotë Dragan Joksovic, profesor i toksikologjisë.

“Aq shpejtë mund të veprojë vetëm cianidi. Ky është helmi i vetëm të cilin nuk e kam parë ssepse deri sa të vijë tek unë, kjo është vonë”, thotë ai.

Praljak së bashku me 5 kroatë të tjerë po gjykoheshin për krime të luftës të kryera në Bosnje e Hercegovinë, por procesi u ndërpre pasi u shpall aktgjykimi ndaj tij.

Në atë moment ai tha se nuk është kriminel luftë dhe se nuk e pranon verdiktin dhe e piu helmin. Ai vdiq në spitalin e Hagës, ndërsa është urdhëruar hetim si u pajis ai me helm.