22:11 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tolaj: Vazhdoj të mos e kuptoj mllefin dhe ndenjat anti UÇK të Abdixhikut

Ish-sekretari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës (AAK) dhe ish-këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, Valon Tolaj, e ka quajtur cinik deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai thotë se nuk e kupton mllefin dhe ndjenjat anti UÇK që sipas tij e ka Abdixhiku.

“Qetësohu Lumir, se une vetëm mendim shprehi! Nuk vendosi as taksa, as nuk përcaktoj numra te veteraneve. Si cinik i përkryer që je, jam çudit si nuk e ke kuptuar po cinizmin e postimit tim!Shpresoj ta kuptoj ndonjëherë këtë mllefin tënd”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Së pari, për mediat të cilat më kanë cituar dje dhe sot si “person zyrtar”, apo si “Këshilltar i Kryeministrit”: ia keni huqur pak.
E vërteta është se unë tash e 4 muaj, nuk ushtroj asnjë funksion/pozitë zyrtare apo publike, përfshirë edhe atë të Këshilltarit të Kryeministrit apo të zyrtarit të partisë. Ky fakt gjithsesi nuk do të thotë se nuk jam mbështetës i Kryeministrit Haradinaj. Përkundrazi. Megjithatë lajmi i tillë minimalisht është një joprofesionalizëm.

E dyta, është e drejtë e secilit nga ne të shpreh mendim/ide personale për secilën nga temat në trajtim publik në shtetin dhe shoqerinë tonë. Bile edhe forma e kategoria sintaksore e shprehjes, është e drejtë e secilit- pa përjashtim. Nëse eventualisht dikush është ndier i ofenduar, i shtyer nga keqinterpretimet, për këtë ndjej keqardhje. Nëse ka të tille që u pengon mendimi i lirë e personal, dhe nuk dijnë as të lexojnë drejt mendimet e tjetrit, ai le të mbetet problem i tyre.

E treta, i kuptoj deri diku edhe disa media kur gabojnë (kush punon, edhe gabon). Lajmi është gjithçka për to. I kuptoj edhe ata persona që reagojnë e kanë mendime tjera, përfshi edhe ofendimet.

Por ajo që nuk e kam kuptuar asnjëherë, dhe vazhdoj të mos e kuptoj, është mllefi dhe ndjenja anti UÇK e deputetit Lumir Abdixhiku.
Qetësohu Lumir, se une vetëm mendim shprehi! Nuk vendosi as taksa, as nuk përcaktoj numra te veteraneve. Si cinik i përkryer që je, jam çudit si nuk e ke kuptuar po cinizmin e postimit tim!

Shpresoj ta kuptoj ndonjëherë këtë mllefin tënd.

P