75 Mall Live Search
15:25 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

“Tollovi” te Milani, shumë largime mund të ndodhin gjatë këtyre ditëve… mesin e tyre edhe Igli Tare!

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në mediat sportive, Milani mund të përballet me një revolucion të vërtetë në strukturat drejtuese pas sezonit zhgënjyes që e la klubin jashtë Ligës së Kampionëve.

Bëhet e ditur se CEO i klubit, Giorgio Furlani, shefi i skautimit Geoffrey Moncada, trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare janë mes emrave që mund të largohen nga klubi në muajt e ardhshëm, shkruan Indeksonline

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Milani për këto lëvizje të mundshme. Raportimet flasin për një rishikim të thellë të projektit sportiv, me drejtuesit e klubit që po analizojnë hapat e ardhshëm pas mosarritjes së objektivit kryesor sezonal./Indeksonline/