11:46 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tom Hardy pjesë e ‘Venom’ edhe për tre filmat e radhës (Foto)

Aktori Tom Hardy do të vazhdojë të jetë pjesë e filmave të personazhit ‘Venom’. Në një intervistë për ‘ComicBook’ , Hardy e ka konfirmuar se ka nënshkruar për 3 seritë e radhës të ‘Venom’.

“Ne kemi nënshkruar për tre filma. Pra është një rast i hapur. Ne do të shohim se si do të jenë reagimet e njerëzve” tha aktori.

Përkundër deklarimeve të Hardy, kompania “Sony” ende nuk ka bërë ndonjë gjë zyrtare, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë e ‘Venom’ do të prezantohet nëpër kinematë me katër tetor. Ky film pritet të thyej rekordet sa i përket fitimeve. /Indeksonline/