12:59 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi: Pas arrestimit të Gucatit, po vazhdojnë bastisjet në OVL të UÇK-së

Avokati, Tomë Gashi, i OVL të UÇK-së, ka konfirmuar se pas arrestimit të kreut të kësaj organizate, Hysni Gucati, bastisjet e EULEX-it po vazhdojnë ende, shkruan IndeksOnline.

Gashi tha se Gucati do të transferohet në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar edhe për IndeksOnline nënkryetari, Nasim Haradinaj.

“Tani u arrestu nga policia e EULEX kryetari i OVL të UÇK,  zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague! Bastisjet po vazhdojn!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/