09:34 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

Toni Kroos tregon se si e realizoi asistin mbrëmë ndaj Bayern Munich: Meritat i takojnë Vinit!

Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2.

Mysafirët ishin të parë që kaluan në epërsi me anë të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline

Ky gol erdhi pas një super asisti nga mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos. 

Dhe pikërisht për këtë asist ai foli pas ndeshjes dhe tregoi se si erdhi deri te finalizimi:

“Pashë që qendërmbrojtësit e tyre e ndejknin gjithmonë Vini Jr dhe e di që Vini gjithmonë bën vrapime në hapësirë… prandaj merita i takon Vinit.”

“Ai u hap shumë mirë, krijoi hapësirën dhe pasimi ishte ok!”, u shpreh Toni Kroos.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet menjëherë javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/