16:33 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Toni Kroos zbulon 3 kushtet e tij për të vazhduar te Real Madridi

Toni Kroos nuk është mësuar të japë intervista. Gjermani është një futbollist që ka vendosur të flasë në rrjetet e tij sociale dhe në “podcast”-in që drejton me vëllain. Atje, gjithmonë lë tituj kryesorë për mediat. Këtë herë, për “Sky Sports”, nuk do të ishte më pak pikant.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2023 dhe dëshira është të vazhdojë me Real Madridin: “Unë e di se çfarë kam në klub dhe Real Madridi e di se çfarë ka me mua. Në një moment do të afrohemi në një mënyrë shumë të qetë. Besimi është baza e gjithçkaje.

Unë ende ndihem plotësisht në formë, por një sërë gjërash duhet të ndodhin. Gjëja e parë është që niveli i ekipit dhe i imi duhet të përkojnë. E dyta, të jem mirë fizikisht. Dhe e treta, që dëshira ime duhet të jetë për të vazhduar aty. Kur të gjitha këto të bashkohen, ne do të flasim në një moment.

Nëse jo, kam ende kontratë deri në vitin 2023. Unë dua ta përfundoj karrierën time te Real Madridi dhe kjo do të ndodhë. Do të fokusohem vetëm në këtë klub. Është sezoni im i tetë këtu dhe kemi një marrëdhënie e pabesueshme, ndaj nuk do të rrezikoja kurrë të luaja poker”.

I try to strive for perfection: Toni Kroos | CricketSoccer

Para momentit vendimtar për të gjithë tifozët e bardhë vjen pjesa e fundit e këtij sezoni dhe, sigurisht, raundi eliminator i Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint Germain. Gjermani shton: “Sigurisht, mund të jetë lehtësisht një gjysmëfinale ose finale e Champions-it. Mund të jetë shumë herët për t’u takuar në 16-she, por shpresojmë të arrijmë në formë të mirë dhe me sa më pak dëmtime. Nëse po, do të jemi gati për ndeshjet”.

Kroos, 32 vjeç, është një futbollist i padiskutueshëm për Carlo Ancelotti dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në të gjithë planetin në rolin e tij. Pavarësisht kësaj, ai nuk është më pjesë e Gjermanisë, as do të jetë në Botërorin e Katarit, sepse vendosi të tërhiqet.

Tani, i vetëdijshëm se do të mungojë në Kupën e Botës, ai tregon: “Mendimi im i parë është se çfarë do të bëj gjatë asaj kohe. Nuk jam mësuar me pushimet e gjata dimërore dhe nuk do të jem me kombëtaren. Sidoqoftë, do ta gjej një vend të mirë për pushime. Më mungon kombëtarja, por nxitja ime nuk është më aty”.