75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Toni Kroosi flet për prekjen e topit me dorë nga Cucurella: Ishte penallti!

Euro 2024 mori fund me Kombëtaren e Spanjës si kampione, pasi mposhti Anglinë në finalen e madhe të Berlinit.

Toni Kroosi ka folur për herë të parë pas përfundimit të Euro 2024 dhe në qendër të vëmendjes ishte prekja e topit me dorë nga Marc Cucurella gjatë ndeshjes Spanjë-Gjermani, shkruan Indeksonline

Kroos, tashmë i pensionuar nga futbolli tha se gjatë ndeshjes këtë detaj nuk e vërejti fare, vetëm dëgjoi gjyqtarin duke komunikuar me dhomën e VAR-it.

“Në atë moment nuk jeni i zemëruar me gjyqtarin, sepse nuk mund ta gjykosh vetë. Sigurisht që më pas i kushtova vëmendje gjyqtarit. Ai komunikonte me VAR-in dhe dukej se po i thoshte: Nuk është lojë me dorë, s’duhet ta shikoni”.

“Kur e shikova më pas rastin, sigurisht që u bëra shumë nervoz. Por, thjesht merrni frymë thellë dhe më pas thoni, qetësohu.

“Unë mendoj se gjyqtari është dashur të pakten ta shikonte atë. Por e di që nëse do e bënte këtë, ai do jepte penallti”, u shpreh Toni Kroos.

Kujtojmë që mesfushori gjerman i dha fund aventurës në futboll pas Euros 2024./Indeksonline/