11:19 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Toni Kuka tregon ku po ngecin sportistët shqiptarë: Rrjetet sociale, shisha, alkooli, pagjumësia…!

Driton Kuka ka folur nga këndi i trajnerit për ngecjen e sportistëve shqiptarë. Trajneri pejan ka përmendur disa nga arsyet që po lënë prapa sportistët kosovarë.

Pagjumësia, alkooli, shisha dhe rrjetet sociale janë disa nga pengesat që spo i lënë të zhvillohen sportistët kosovarë, sipas Kukës.

“Nga këndi i trenerit …
Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë,rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!
Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por …
Lëndimet,rrjetet sociale,jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë,besa edhe shisha e konsumimi i alkoholit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!
Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!
Kjo po del tash problemi kryesor!
Gjenerata tjera,mentalitet tjetër” shkruan Kuka në reagim./Indeksonline/